Partia që personifikohet me vendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri ndodhet në një situatë të paimagjinueshme dhe të pazakontë. Atë çfarë do të dëshironte çdo kundërshtar politik ndaj rivalit të tyre, po ia bëjnë vetë njerëzit brenda PD-së, pa pasur nevojën e "ndërhyrjes" së socialistëve.
Që nga 19 maji 2021, dita kur Sali Berisha u shpall si person "non grata" nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Partia Demokratike është përfshirë në zhvillimet e paimagjinueshme në shkarkime, në referendume, në largime, në mbajtje kongresesh. Të gjitha këto zhvillime të vrullshme pasi po ndodhin brenda 6 muajve që në shtratin e vet të një partie i duhen të paktën katër vite. Sot, të dyja palët kanë arritur në drejt betejës finales. Ajo do të zhvillohet me 8 janar, si dita e revolucionit paqësor, ku për herë të parë opozitarët e përfaqësuar nga ish-kryeministrit Sali Berisha kanë thirrur një protestë jo kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama gjë që do të ishte normale, por kundër Lulzim Bashës, kryetarit të PD-së, që po i reziston lëvizjes së Foltores që e ka shkarkuar atë nga posti i kryetarit si me vendim Kuvendi, ashtu dhe me një referendum nga anëtarësia.
Si kundërpërgjigje ndaj aktit të Bashës të forcimit të dritareve dhe hermetizimit të derës kryesore, Berisha bëri publike protestën e radhë e kësaj here jo kundër Ramës, por nën moton "Basha ik". "Jo bunker i pengut, por shtëpi e demokratëve!". Kjo është motoja e protestës së 8 janarit e thirrur në ora 12:00 në oborrin e PD-ë.
Bunkerizimit të PD-së, i pretenduar nga njerëzit e Berishës, iu kundërpërgjigjën së fundmi kryedemokrati Lulzim Basha dhe sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi.
"Hera e parë në historinë e Shqipërisë që një politikan i lartë shpallet i padëshiruar nga SHBA, dhe po hera e parë në Shqipëri që ai thërret një protestë kundër partisë së tij – Partisë Demokratike, me motivin pse ajo nuk kthehet në bunker ku ai mund të "strehohet" për t'u mbrojtur", reagoi Basha.