Historiani: Vizita e Erdogan përkon me ditën e vdekjes së Skënderbeut

Shqipëria

Historiani: Vizita e Erdogan përkon me ditën e vdekjes së Skënderbeut

Më: 5 janar 2022 Në ora: 23:31
Paskal Milo

Historiani Paskal Milo zbuloi një fakt interesant në lidhje me vizitën e presidentit turk Rexhep Taip Erdogan në Tiranë.

Milo tha se data 17 janar e vizitës së Erdogan në Shqipëri përkon me ditën e vdekjes së prijësit shqiptar, Gjergj Kastriot Skënderbeu, që udhëhoqi luftën kundër Perandorisë Osmane.

“Vizita e Erdogan në Shqipëri vjen në ditën që ka vdekur Skëndërbeu. Nuk e di nëse kjo ka një lidhje, apo është rastësi.”, u shpreh Milo për MCN Tv.

Lidhur me shtrirjen aktiviteteve e turke në Shqipëri, Milo tha se Turqia është një fuqi rajonale dhe për të është e rëndësishme që të ushtrojë aktivitetin e saj në Ballkanin Perëndimor, por duke qëndruar Brenda marrëveshjeve me NATO dhe SHBA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat