Plagosje në një lokal në Berat

Shqipëria

Plagosje në një lokal në Berat

Më: 8 janar 2022 Në ora: 17:33
Foto ilustrim

Një 36-vjeçar është plagosur me armë zjarri në ambientet e një lokali në lagjen “4 Shtatori” në Dimal të Beratit.

Autori 50-vjeçar është arrestuar, pasi plagosi E.F. banues në Dyshnik të Beratit.

I plagosuri mori mjekim në Spitalin Rajonal Berat, pa probleme për jetën dhe u largua për në banesë.

“Nga speciaistët e Seksionit për Krimet në Stacioni e Policisë Dimal, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N.T., 50 vjeç, banues në fshatin Arrëz, Dimal, pasi në ambjentet e një lokali në lagjen “4 Shtatori”, Dimal, për motive të dobëta, ka goditur me armë zjarri në këmbë shtetasin E.F., 36 vjeç, banues në Dyshnik, Berat. Shtetasi i dëmtuar mori mjekim në Spiatalin Rajonal Berat, pa probleme për jetën dhe u largua për në banesë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme”, sipas policisë.

Ende nuk dihet shkaku i plagosjes, ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat