Njerëz të shtrirë në tokë e deputetët e PD-së me sy të skuqur/ Çfarë nuk u pa nga protesta e sotme

Shqipëria

Njerëz të shtrirë në tokë e deputetët e PD-së me sy të skuqur/ Çfarë nuk u pa nga protesta e sotme

Më: 8 janar 2022 Në ora: 17:43
Protesta e sotme

Një kaos i madh u krijua ditën e sotme në ambientet e selisë së Partisë Demokratike, me mbështetësit e Sali Berishës që thyen dyert.

Nuk mungoi përdorimi i sendeve si hekura, drunj, çekanë e madje dhe sharra për shpërthimin e dyerve të blinduara të selisë blu.

Nga ana tjetër kundër protestuesve u hodh gaz lotsjellës për shpërndarjen e tyre.

Situatën në dorë më pas e mori policia e cila e rrethoi selinë me shiritat e verdhë duke e konsideruar "skenë krimi". 

Në fotot e mëposhtme shihet një person i shtrirë në tokë pas rrëmujës së shkaktuar, apo dhe deputetët e PD-së, Agron Gjekmarkaj dhe Ferdinand Xhaferraj dalin nga selia blu me sy të skuqur për shkak të gazit lotsjellës.

s

Image
Protesta e sotme
Image
Protesta e sotme
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat