Protesta te PD, shkon në 60 numri i të shoqëruarve

Shqipëria

Protesta te PD, shkon në 60 numri i të shoqëruarve

Më: 9 janar 2022 Në ora: 10:02
Pamje nga protesta e PD

Ka shkuar në 60 numri i të shoqëruarve pas protestës së dhunshme të zhvilluar një ditë më parë te selia e Partisë Demokratike, të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Mësohet se numri i të shoqëruarve vijon të rritet, ndërsa deri më tani 15 prej të shoqëruarve ju është komunikuar arresti.

Të shoqëruarit akuzohen për veprat penale “Tubim i paligjshëm”, “Ushtrim i dhunës” dhe “Kundërshtim i forcave të policisë”.

Ndërkohë, siç raporton gazetarja Bezat, grupi hetimor ka verifikuar pamjet nga kamerat e sigurisë për të parë aktet e dhunës dhe për të identifikuar më pas protestuesit, duke i shoqëruar ata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat