Rama mbledh Kryesinë e PS, zbardhet çfarë pritet

Shqipëria

Rama mbledh Kryesinë e PS, zbardhet çfarë pritet

Më: 11 janar 2022 Në ora: 09:41
Edi Rama

Ditën e sotme kryeministri i vendit, Edi Rama, ka mbledhur Kryesinë e Partisë Socialiste.

Mbledhja do të nisë në orën 09:00 në ambientet e brendshme të selisë së PS-së. Kjo mbledhje zhvillohet për të ndarë edhe qëndrimet para nisjes së sesionit parlamentar, pas pushimeve të dimrit.

Më 15 janar është 30-vjetori i FRESH dhe pritet të ketë edhe një organizimi për të festuar ditën e shënuar.

Ditën e djeshme kreu i qeverisë mblodhi për gjysëm orë drejtuesit politikë të qarqeve në selinë e PS-së.

Dhe pse pas takimt nuk pati asnjë deklaratë për mediat, mësohet se u bë një analizë e situatës në terren me elektoratin e qytetarët, përmbledhje që Rama e kishte kërkuar vetë më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat