Siguria kibernetike në Shqipëri/ Nënshkruhet marrëveshja me kompaninë amerikane

Shqipëria

Siguria kibernetike në Shqipëri/ Nënshkruhet marrëveshja me kompaninë amerikane

Më: 11 janar 2022 Në ora: 15:04
Foto ilustrim

Rritjen e sigurisë së  sistemeve digjitale qeveria shqiptare ia beson kompanisë amerikane  “Jones International”.

James Logan Jones Jr, ish Gjeneral me katër yje i Korpusit të Marinës së Shteteve të Bashkuara, dhe ish-Këshilltar i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare,  bashkë me ministren Belinda Balluku hodhën firmat e marrëveshjes.

Kryeminisri Edi Rama e quajti privilegj finalizimin e kësaj marrëveshje.

“Këtu nuk është thjeshtë çështja për të ndërtuar një sërë sistemesh sigurie, por për të ndërtuar një sistem tërësor sigurie, i cili nga ana tjetër të ketë mundësi të ofrojë një vlerë të shtuar edhe për NATO-n. Ne vlerësojmë shumë këtë mundësi bashkëpunimi me ju për të adresuar edhe sfidën e madhe të ngritjes së një Qendre Kombëtare të Mbrojtjes kibernetike, e cila të jetë në shërbim të ushtrisë sonë e të jetë në shërbim edhe të të gjithë aspekteve që kanë të bëjnë me pjesën civile të shoqërisë”, tha Rama.

Gjenerali Jones premtoi  se, suksesi që do të arrihet  do të jetë, jo vetëm transformues në shumë mënyra, por do të sjellë gjithashtu një shkallë sigurie.

“Ka rreziqe të qarta dhe shumë të dukshme për vendet tona në këtë drejtim dhe dua ta përgëzoj kryeministrin për vizionin e tij, për ambicien për ta shndërruar vendin e tij, në një vend në pozitë shumë herë më të sigurt. Puna që do të bëjmë së bashku do të jetë një shembull për vendet e tjera në Organizatën e Atlantikut Verior, vende të cilat janë mike”, tha Jones.

Kjo marrëveshje vjen në një kohë kur të dhënat e pagave  të mbi 600.000 shqiptare u vodhën nga sistemi  dhe u shitën nga zyrtarë të tatimeve të cilët bashkë me blerësit e tyre, janë arrestuar dhe po përballen me drejtësinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat