Reshje të dendura shiu dhe bore/ Parashkimi i motit për sot

Shqipëria

Reshje të dendura shiu dhe bore/ Parashkimi i motit për sot

Më: 12 janar 2022 Në ora: 07:07
Foto ilustrim

Vendi ynë ditën e sotme do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqendrueshme.

Moti parashikohet me vranësira të dendura dhe reshje shiu e bore ne zonat malore me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar deri ne oret e drekes.Me pas do te kemi nderprerje te rreshjeve dhe intervale me diell. Era do të fryjë me drejtim verilindje -veri 2 deri 8m/sek dhe përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore ere intensive me shpejtësi deri në 15-25m/s. Valëzimi në dete i forcës 4-5 ballë.

Temperaturat parashikohen: në zona malore -2 deri 3°C në zona e ulëta 1 deri 12°C në zona bregdetare 3 deri 13°C
Rajoni i Ballkanit do të vijojë nen ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira dhe reshje bore me intensitet të ulët deri mesatar ne Kosove dhe Serbi, ndersa në pjesën qendrore dhe lindore do te kete vranesira dhe intervale me diell.

Përsa i perket Kontinentit Europian, Europa Jugore dhe Brigjet e Egjeut,ajo Verilindore dhe Ishujt Britanike do të jenë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqendrueshme. Moti parashikohet me vranësira dhe reshje shiu e bore me intensitet të ulët e mesatar. Ndersa Europa Qendrore, ajo Veriore dhe Gadishulli Iberik do të ndikohen nga masa ajrore të qendrueshme të cilat do të sjellin mot me alternime vranesirash dhe kthjellimesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat