8 janari/ Gjykata i liron të gjithë të arrestuarit

Shqipëria

8 janari/ Gjykata i liron të gjithë të arrestuarit

Më: 12 janar 2022 Në ora: 15:45
Protesta

Gjykata i liron të gjithë të arrestuarit.

Asnjë masë ‘arrest shtëpie’, vetëm ‘detyrim për paraqitje’ dhe të tjerët pa masë sigurie.

Në një deklaratë për mediat pas dhënies së vendimit të gjykatës tha se kjo vërtetoi që protesta ishte paqësore.

Sipas saj Policia e prokuroria dështuan të dëshmonin qoftë edhe një provë të vetme për t ‘I implikuar.

Ajo akuzon dyshen Rama-Basha për skenar dhune më 8 janar.

‘Edhe seanca e sotme për masën e sigurisë së 18 protestuesve dëshmoi se protesta u thirr, u organizua paqësore dhe ishte e tillë deri në fund, u vërtetua që ishin arrestuar në mënyrë të paligjshme.

Policia e prokuroria dështuan të dëshmonin qoftë e dhe një provë të vetme për t’i implikuar. Të gjithë protestuan në mënyrë paqësore. U shoqëruan në ambientet larg selisë së PD. Arrestimet e protestuesve janë bërë me lista të përgatitura e shpërndara nga brenda partisë për të çuar deri në fund skenarin Rama-Basha për mbrojtjen e karriges së Bashës.

As organet ligjzbatuese nuk kanë reaguar në kohën e duhur pavarësisht se në 6 janar është raportuar për persona të armatosur, e mercenarë me pagesë, me të shkuar kriminale me 20-25 vjet burg në vendet fqinje, por nuk u reagua për ta kthyer PD. Të 18 protestuesit janë heronj të demokracisë’, tha deputetja demokrate, Albana Vokshi.

Për juristin Çlirim Gjata policia nuk ka bërë asgjë për grupin paramilitar që ka qenë brenda, dhe ‘asnjë prej tyre nuk është ndaluar pasi kanë pasur mbrojtjen e Ramës dhe Bashës’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat