Një vit më pas/ Nuk do ta besoni se ku u gjet arma me të cilën u vra polici shqiptar

Shqipëria

Një vit më pas/ Nuk do ta besoni se ku u gjet arma me të cilën u vra polici shqiptar

Më: 16 janar 2022 Në ora: 08:54
Xhulio Prela

Kur ka kaluar më shumë se një vit nga vrasja e policit Xhulio Prela në fshatin Gajush të Lezhës, mësohet se pistoleta tip "TT" me të cilën dyshohet se u ekzekutua efektivi i FNSH-së, është gjendur brenda një depozite uji e cila ndodhej në banesën Redion Hysës, tashmë i arrestuar.

Po ashtu brenda depozitës së ujit policia gjeti edhe një kallashnikov i cili ishte përdorur në ngjarjen e datës 28 dhjetor 2020 kur ishte qëlluar me 28 plumba karburanti dhe trajleri i markës “Man” që është në pronësi të një subjekti privat në Lezhë, raporton Ora.

Nga ekspertiza e kryer rezulton se nga pistoleta e gjetur brenda depozitës së ujit janë qëlluar tre plumba natën që u vra polici Xhulio Prela.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të 5 dhjetorit, pranë repartit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër në zonën e njohur si “Gajush”. Sipas familjarëve të tij, i riu ka pasur konflikte për shkak të detyrës, ndërkohë që nuk përjashtohen as pista të tjera

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat