Tentoi të shtypë me automjet një person, shpallet në kërkim 23 vjeçari nga Vlora

Shqipëria

Tentoi të shtypë me automjet një person, shpallet në kërkim 23 vjeçari nga Vlora

Më: 16 janar 2022 Në ora: 10:27
Tentoi të shtypë me automjet një person, shpallet në kërkim 23 vjeçari nga Vlora

Policia ka shpallur në kërkim një 23-vjeçar, pasi ky i fundit ka tentuar të shtypë me makinën e tij një person në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur në 6 janar 2022 në rrugën “Veledin Kollozi”, ku ai ka kanosur shtetasin E. A.,  duke tentuar ta përplas me automjetin e tij.

“Policisë Vlorë bënë shpalljen  në kërkim të shtetasit E. J., 23 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Vlorë, sepse më datë 06.01.2022, në rrugën “Veledin Kollozi”,  ka kanosur shtetasin E. A.,  duke tentuar ta përplas me automjetin e tij. Vijon puna për kapjen  e tij.– njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat