Kapet me kanabis, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë

Shqipëria

Kapet me kanabis, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë

Më: 16 janar 2022 Në ora: 16:27
Foto ilustrim

Një 20-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi është kapur me kanabis.

Policia bën me dije se i riu  R.L u arrestuar pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sattiva.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. L., 20 vjeç, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sattiva.”- njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat