Alarmi nga përdorimi i antibiotikëve/ Dedja: Të infektuarit me Covid të presin 72 orë, të mos marrin mjekim

Shqipëria

Alarmi nga përdorimi i antibiotikëve/ Dedja: Të infektuarit me Covid të presin 72 orë, të mos marrin mjekim

Më: 16 janar 2022 Në ora: 19:42
Sabahet Dedja

Pandemia e Covid-19 rriti në nivel global përdorimin e antibiotikëve. Edhe në Shqipëri, veçanërisht gjatë vitit 2020 mjekët nuk nguruan t'i trajtonin me antibiotikë pacientët e prekur nga virusi.

Mjekja infeksioniste Sabahet Dedja, ngre alarmin se përdorimi pa kriter shkakton atë që quhet rezistencë ndaj antibiotikëve, e që ndodh kur bakteret nuk reagojnë më ndaj këtyre medikamenteve duke shkaktuar komplikime serioze.

Ekspertët ndërkombëtarë të shëndetit e cilësojnë këtë dukuri një nga kërcënimet më të mëdha për njerëzimin.

“Dëmi i parë dhe kryesor, nuk vret virusin. Dëmi i dytë antibiotik, do të thotë kundra jetës. Antibiotiku vret ato format kryesore bakteriale. Ne ndoshta do ia ndjejmë të keqen kësaj pune për pak vite. Kur të kemi nevojë për të luftuar infeksionet me bakteriale, ne do ta kemi antibiotikun por nuk do të veproj më.”

Muajt e fundit, mjekët dhe pacientët janë ndërgjegjësuar dhe e kanë kufizuar përdorimin e antibiotikëve.

Sabahet Dedja këshillon që personat e infektuar që shfaqin simptoma të lehta të presin 72 orë.

“Vërtetë sëmundja është tinëzare, e pabesë, por pacienti duhet të sqarohet në mënyrën më të plotë dhe t’i thuhet 72 orët e para do të presim. 72 orë nuk janë asgjë për të parë se çfarë drejtimi do të marrë sëmundja. Për format e rënda ka protokoll tjetër.”- shprehet ajo.

Sipas të dhënave të ISNTAT importi i produkteve farmaceutike arriti në 17.6 milionë euro në nëntor 2020. Vitaminat  dhe antibiotikët ishin ndër më të kërkuarat.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat