Erdogan tregon shifrën e shpenzimeve për 522 banesa

Shqipëria

Erdogan tregon shifrën e shpenzimeve për 522 banesa

Më: 17 janar 2022 Në ora: 13:40
Recep Tayip Erdogan

Presidenti turk Rexhep Erdogan në fjalën e tij përshendetëse ka deklaruar se Turqia nuk priti që Shqipëria t'i kërkojë ndihmë për tragjedinë e tërmetit, por iu gjet menjëherë pranë. Duke huazuar një fjalë të kryeministrit Edi Rama, theksoi se "vëllai i gjendet pranë vëllait jo kur e thirret, por ku ka nevojë".

Ai theksoi e pavarësisht sprova që pati Turqia, si tërmete e zjarre nuk u tërhoq nga projekti i rindërtimit të 522 banesave.

"Dhe sot po i dorëzojmë këto banesa që janë gjithsej 522 njësi që kanë kushtuar 42 milionë euro. Që nga këto momente dua t'u uroj të gjithë përfituesve ti gëzoni këto banesa", tha Erdogan.

Fjalimi i presidentit turk

Të dashur motrat e vëllezërit e mi të Laçit, të gjithë ju dua t'ju përshëndes me dashuri dhe me respekt. Ju kam sjellë këtu dashurinë e milionave zemra dhe përshëndetjet e përzemërta e popullit të Turqisë.

Ju kam sjellë njëkohësisht edhe përshëndetjet e vëllezërve e miqve tuaj në Turqi që zemrat e tyre rrahin së bashku me ju.

Nga këtu nëpërmjet jush dua t'ju përcjell përshëndetjet e kombit të nderuar për mbarë Shqipërinë për të gjithë vëllezërit dhe motrat shqiptarë. Jam shumë i lumtur që jemi bashkë me ju, e që jam bërë pjesë e këtyre emocioneve dhe entuziazmit tuaj. Gëzimi i juaj është edhe joni, po ashtu edhe hidhërimi juaj është e jon. Mirëqenien e paqen tuaj e konsiderojmë tonën.

Tërmeti 26 nëntorit na lëndoi zemrat tona. Sapo morëm lajmin e hidhur për tërmetin, menjëherë jemi vënë në lëvizje për të ndarë dhimbjen dhe për të lehtësuar sadopak dhimbjen e e tyre, ne si shtet duke mobilizuar fuqitë tona ju erdhëm në ndihmë.

E njëjtë siç e theksoi edhe miku im, zoti Edi Rama, vëllai i qëndron pranë vëllait kur ka nevojë dhe kur thirret.

Pas tërmetit të ndodhur ne kemi dërguar të gjitha materialet e pajisjet e ndihmës së shpejtë.

Duke qenë në kontakt të vazhdueshëm me mikun tim, kryeministrin Edi Rama kemi bërë të mundur ndjekjen e punimeve të gjithave sa kishin përfunduar.

Unë personalisht jam aktivizuar e morëm së bashku iniciativa për ti ardhur në ndihmë Shqipërisë, kontakte me komunitetin ndërkombëtar dhe me organizatën Islamike. Fakti që Turqia ishte një nga shtetet e para që i erdhi në ndihmë Shqipërisë është një shenjë e qartë e këtij solidariteti midis nesh. Për të lehtësuar sadopak, dhimbjen e barrën e familjeve nga tërmeti ne morëm vendim me zotin kryeministër, duke firmosur memorandum mirëkuptim që shtëpitë e rrënuara nga tërmeti të ribëheshin nga e para.

Në muajin korrik 2020, sapo nënshkruan memorandumin e mirëkuptimit filluam ndërtimin e kantierit edhe pse kishte shpërthyer koronavirusi. Përpara 13 muaj pikërisht këtu bëmë ceremoninë e hedhje së themeleve të banesave.  Dhe sot po i dorëzojmë këto banesa që janë gjithsej 522 njësi që kanë kushtuar 42 milionë euro. Që nga këto momente dua t'u uroj të gjithë përfituesve ti gëzoni këto banesa.

Falëndëroj të madhin zot që edhe gjatë këtij procesi, edhe pse Turqia u sprovua me shumë fatkeqësi natyrore, zjarre e tërmete, ne përsipër arritëm të mbajmë premtimin tonë ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Tani po theksoj një gjë: Ajo që dua të theksoj është parim besimi, që shenj e vëllazërisë është jo ti të vish kur të thërrasin, por të vish kur ka nevojë, e tani e tutej ne do të vazhdojmë të vijmë prapë.

Shpresoj që kjo miqësi me bazë kaq të forta do të vazhdojë deri në pafundësi. Shqipëria dhe Turqia ndajnë së bashku karta të tjera historike. Të jesh me vëllanë në kohë të mira dhe të vështira është një nga këto vlera që përmenda më lart. Gjatë pandemisë dhe gjatë situatë së ngushtë të gjithë shtetet e fuqishme e të mëdha, u kyçën duke mbyllur edhe sytë e tyre , por jo ne, ne dolëm dhe jashtë kufijve për të parë vëllezërit tanë për t'i ndihmuar. Duke besuar fort në bekimet në ndarjen me të tjerët, fuqisë së solidaritetit sidomos ne vijuam të ndihmojmë miq tanë në luftën kundër koronavirus. Dhe si produkt e fryt i kësaj i këtij solidariteti vëllazëror, kemi spitalin e përbashkët rajonal të Fierit, që është ndërtuar brenda 68 ditëve.

Ky spital ku mora pjesë në ceremoninë e hapjes me videokonferencë, e quajtëm spitali i miqësisë Shqipërisë-Turqisë dhe pasqyruan lidhjet tona.

Me këtë inaugurim këtë miqësinë tonë po e kurorëzojmë akoma më tepër, me këtë rast lutem Zotin, e gjithësisë, për të gjithë ato shpirtra që kanë kaluar nga kjo botë përgjatë tërmetit, ngushëlloj familjarët e tyre. Dhe iu them i madhi Zot të mos na sjellë përballë këtyre sprova të mëdha.

Përshëndetje speciale do të kisha për mikun tim, kryeministrin Edi Rama që gjatë gjithë këtij procesi ka qëndruar pranë me çdo mundësi dhe procesin e tij.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat