Rama qetëson Perëndimin në prani të Erdoganit

Shqipëria

Rama qetëson Perëndimin në prani të Erdoganit

Më: 17 janar 2022 Në ora: 17:49
Kryeministri shqiptar Edi Rama

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka qëtësuar aleatët në BE dhe SHBA pas vizitës së Presidentit të Turqisë Erdogan në Shqipëri. Rama tha se mes BE-së dhe Turqisë, ai ka zgjedhur Shqipërinë dhe mbetet një aleat strategjik i Perëndim, po ashtu edhe një mik i Turqisë.

Rama tha teksa ishte në krah të Presidentit Erdogan se ai është një këshillues i mirë, ndërsa shtoi se çfarë flet me të në publik, atë flet edhe në takimet bileterale.

“Mendoj se këtë marrëdhënie ka vetëm të mira. Mos e harrojmë që BE pa Turqinë do të ishte në një situatë që mund të mos i ngjante fare asaj që është sot.

Turqia është një valvul e pashmangshme sigurtie për BE. Ne jemi aleatë, nuk bëjmë zgjedhje, ne zgjedhim Shqipërinë”, tha Rama. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat