Temperatura nën zero dhe vranësira në të gjithë Shqipërinë, si parashikohet moti për sot

Shqipëria

Temperatura nën zero dhe vranësira në të gjithë Shqipërinë, si parashikohet moti për sot

Më: 18 janar 2022 Në ora: 07:40
Foto ilustrim

Masat ajrore të qëndrueshme do të vijojnë të diktojnë kushtet e motit në vend, duke bërë që të ketë kryesisht kthjellime dhe vranësira të herë pas-hershme, ku më të theksuara vranësirat paraqiten në zonat veriore dhe qendrore.

Sipas MeteoAlb orët vijuese mbeten me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -5°C deri në 14°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi veri – verilindor për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohen dallgë 4 ballë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat