Përjashtimet në PD, Salianjit i jepet posti i rëndësishëm drejtues

Shqipëria

Përjashtimet në PD, Salianjit i jepet posti i rëndësishëm drejtues

Më: 19 janar 2022 Në ora: 15:32
Ervin Salianji

Pas vendimit të kryesisë së Partisë Demokratike, për përjashtimin e Edmond Spahos, deputeti Ervin Salianji është caktuar drejtues politik në Korçë.

Lajmi është bërë me dije nga sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi i cili thotë se Salianji do të jetë edhe Kryetar i Këshillit Koordinues të Qarkut.

“Pas vendimit të Kryesisë së Partisë për përjashtimin nga Partia Demokratike të ish-drejtuesit politik të qarkut Korçë, z. Edmond Spaho, ju njoftoj se: Në mbështetje të nenit 33 të Statutit të Partisë, sot Kryetari i Partisë ka caktuar si Drejtues Politik të qarkut Korçë, deputetin z. Ervin Salianji.

Në këtë mënyrë z. Salianji do të jetë edhe Kryetar i Këshillit Koordinues të Qarkut, që është struktura e përhershme me përgjegjësi në organizimin elektoral dhe aksionet e veprimtaritë politike të PDSH në nivel qarku”, shkruan Bardhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat