Berisha i bën thirrjen e fortë ambasadores amerikane

Shqipëria

Berisha i bën thirrjen e fortë ambasadores amerikane

Më: 21 janar 2022 Në ora: 00:44
Yuri Kim dhe Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha i bindur ka theksuar se pas vendimit për shpalljen non grata t ë tij fshihet miliardieri Soros.

Sa i përket deklaratës së bërë të Yuri Kim se për mbledhjen e informacioneve për ish-kryeministrin janë angazhuar shërbimet sekrete të SHBA, Berisha i kërkoi publikisht ambasadores që ti dërgojë ato në gjykatën e Paritist ose në Kongres.

“Ai që ishte drejtor në detyrë i shërbimeve sekrete dinte qindra herë më shumë sesa ata që thonë fakte kemi por nuk i themi. Kemi të bëjmë tha me përdorimin e  ligjit si armë politike kundër kundërshtarëve të Edi Ramës, mikut të George Soros. Nëse Guvernatorja ka fakte dhe prova le ti çojë në Paris, në gjykatë. Në rast se nuk do, t’i dërgojë në Kongres. Nuk kanë dërguar asgjë se nuk kanë.

Derisa ka muaj që merret me problemet brenda një partie, fatmirësisht pa asnjë sukses sepse shqiptarët kanë mendjen e tyre, këtë nuk arrin ta realizojë. U lidh aq ngushtë me foltoret sa që para çdo foltoreje lëshonte një deklaratë me shpresën se do të pakësojë sallën, në një kohë kur salla vetëm bëhej më e madhe”, tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat