Mbyti 64-vjeçaren dhe e hodhi në kanal, policia zbardh ngjarjen dhe arreston autorin

Shqipëria

Mbyti 64-vjeçaren dhe e hodhi në kanal, policia zbardh ngjarjen dhe arreston autorin

Më: 21 janar 2022 Në ora: 09:24
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Kuçovës në fshatin Havaleas.

Një grua 64-vjeçare e identifikuar si Fatime Suli, është gjendur në një kanal pa shenja jete.

Policia ka bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes dhe ka vënë në pranga shtetasin Fetah Marra, fqinji i viktimës, i cili dyshohet se është autori i vrasjes së 64-vjeçares. Dyshohet se për motive të dobëta, e ka mbytur dhe e ka lënë në një kanal 64-vjeçaren.

Ndërkaq grupi hetimor vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Në njoftimin e policisë thuhet se:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë, pas marrjes së njoftimit për një shtetase të pajetë në kanal, në fshatin Havaleas, Kuçovë, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje, së bashku me grupin hetimor.

Falë veprimeve të shpejta dhe informacioneve të grumbulluara u bë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kuçovë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. M., 58 vjeç, banues në fshatin Havaleas, Kuçovë, i cili dyshohet se për motive të dobëta, e ka mbytur dhe e ka lënë në një kanal shtetasen F.S., 64 vjeçe, banuese në fshatin Havaleas, Kuçovë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat