Përkeqësimi i motit në vend/ Prezencë akulli në disa segmente

Shqipëria

Përkeqësimi i motit në vend/ Prezencë akulli në disa segmente

Më: 21 janar 2022 Në ora: 18:39
Foto ilustrim

Përkeqësimi i kushteve atmosferike ka përfshirë të gjithë vendin. Ndërkohë në Lezhë gjatë 24 orëve situata duket pa problem për komunitetin pavarësisht reshjeve të dendura gjatë ditës.

Ndërkohë prefekti i qarkut bën me dije se ka komunikuar me drejtuesit e kompanive për mirëmbajtjen e rrugëve nacionale me prezencë dëbore.

Aktualisht rruga e kombit, ato rurale dhe bashkiake janë të kalueshme, por paralajmërohet të tregohet kujdes në disa segmente kryesisht në rrugët rurale pasi pritet të ketë prezencë të akullit.

Njoftimi i plotë:

-Situata në qarkun Lezhë, datë 21.01.2022.

–Gjatë 24 oreve, në të gjithë teritorin e qarkut kemi reshje me intensitet të ulet dhe mesatar,  në rreth 25mm, si dhe rreth 7-10 cm reshje debore ne njesit admistrative Fan, Orosh e Selit, por pa problem per komunitetin.

-Nga raportimet e strukturave të MC, kemi:

-Niveli i ujrave në shtretërit e lumenjeve dhe sistemin kullues është në kuota normale;

-Hidrovoret, janë në gatishmeri teknike.

-Nuk kemi siperfaqe të tokave bujqësose dhe depresive me prezenc ujit.

-Rezevuarët janë në monitorim dhe pa probleme;

-Prefekti i qarkut ka komunikuar me drejtuesit e kompanive te mirembajtje se rruget nacionale, per rritjen e kujdesit ne mirembajtje e rrugeve dhe shperndarjes se kriper ne segmente problematike nga prezence e debores dhe akullit.

Konkretisht rruga e kombit ato nacionale, rurale dhe bashkiake, janë të kalushme, por ne oret e pasdites dhe gjate nates, si rezultat i uljes se temperaturave, ne disa segmente, kryesisht ne rruget rurale do te kemi prezence te akullit.

-Furrnizimi me energji elektrike, mbahet nen kontroll nga sherbimet e OSHEE.;

-Furnizimi me ujë të pijshëm pa probleme.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat