Dy shqiptarë plagosen me armë zjarri brenda një dyqani në Athinë

Shqipëria

Dy shqiptarë plagosen me armë zjarri brenda një dyqani në Athinë

Më: 22 janar 2022 Në ora: 19:08
Foto ilustrim

Dy shqiptarë janë plagosur gjatë një përleshjeje me armë zjarri në një dyqan në lagjen Vula të Athinës.

Mediat fqinje raportojnë se disa persona të paidentifikuar kanë hyrë brenda një dyqani dhe janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Kur policia mbërriti në vendngjarje, autorët ishin larguar.

Deri tani, bëhet fjalë për tre të plagosur, të cilët janë transferuar në spital.

Sipas informacioneve paraprake, dy shqiptarët janë plagosur nga një armë, ndërsa irakiani kishte shenja dhune në trup. Dyshohet se në spital, të lënduarit janë dërguar nga një makinë tip Mercedes.

Autoritetet greke po punojne për identifikimin edhe arrestimin e autorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat