Komisioni i Rithemelimit: Ramën dhe Bashën i pret fundi

Shqipëria

Komisioni i Rithemelimit: Ramën dhe Bashën i pret fundi

Më: 23 janar 2022 Në ora: 13:29
Komisioni i Rithemelimit

Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të PD-së ka reaguar lidhur me refuzimin që i është bërë nga ana e KQZ-së për përfaqësim. 

Nëpërmjet një deklarate pë mediat Komisioni i Rithemelimit e cilëson këtë vendim si antikushtetues, teksa ndër të tjera pretendohet se Ramën dhe Bashën i pret fundi i një diktatori.

Deklaratë e Komisionit të Përkohshëm të  Rithemelimit të PD:

Edi Rama dhe Lulzim Brava janë një!

Dje, Celibashi i narkopartisë me urdhër të kreut të meduzës Edvin Rama refuzoi përfaqësuesin legjitim të PD në KQZ dhe pranoi përfaqësuesin e Peng Bashës duke shkelur kështu rëndë kushtetuten dhe ligjet e vendit.

Me këtë akt antiligjor antikushtetues Edi Rama thellon më tej qëndrimin e tij monist dhe kundër pluralizmit politik. Duke pranuar përfaqësuesin e Peng Bravës në KQZ Edvin Kristaq Koleka dëshmon urrejtjen atërore ndaj pluralizmit të vërtetë politik.

Me këtë rast paralajmërojmë Edvin Ramën se për këtë akt të ri armiqësor ndaj PD, pluralizmit politik dhe demokracisë në Shqipëri e pret se bashku me Peng Bravën e tij fundi i një diktatori të urryer të kombit shqiptar dhe  se me asnjë manovër antidemokratike nuk do mund të pengojë fitoren më 6 mars të Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat