Shembet një këmbë e urës së Metoqit në Sarandë, bashkia e bllokon, pritet rregullimi

Shqipëria

Shembet një këmbë e urës së Metoqit në Sarandë, bashkia e bllokon, pritet rregullimi

Më: 23 janar 2022 Në ora: 13:51
Foto ilustrim

Shembet një këmbë e urës së Metoqit, Bashkia Sarandë.

Kjo urë shërben për të lidhur zonën bujqësore të Metoqit me fshatin, dhe jo vetëm. Pasi në këtë zonë në vitet e fundit janë shtuar edhe 10 banesa familjare dhe disa komplekse blegtorale.

Mësohet se shkak për rënien e këmbës së urës ka qenë erozioni që i është bërë nga lumi i Bistricës.

Por ekziston mundësia që mbi urë të ketë kaluar ndonjë mjet me tonazh mbi kapacitetin e lejuar. Pas situatës së krijuar bashkia ka marrë masat urgjente dhe ka bërë bllokimin e urës deri në rregullimin e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat