“Më e keqja nuk ka ardhur”/ Sinoptikanët: E marta do jetë dita më e ftohtë

Shqipëria

“Më e keqja nuk ka ardhur”/ Sinoptikanët: E marta do jetë dita më e ftohtë

Më: 23 janar 2022 Në ora: 17:26
Foto ilustrim

I ftohti që ka përfshirë vendin do të vijojë edhe në ditët e para të kësaj jave.

Të hënën temperaturat do të vazhdojnë të bien, ndërsa e marta do të jetë dita më e ftohtë.

Termometri do të shënojë minus 17 gradë në zonat verilindore e juglindore, ndërsa në Tiranë temperaturat do të shkojnë deri në minus 5 gradë. Sipas Meteoalb, gjatë të hënës në verilindje nuk do të mungojnë në formë të izoluar reshjet e dëborës. Moti i ftohtë do të na shoqërojë deri në mesjavë.

Të premten do të vijnë masa më të ngrohta, duke sjellë kështu shtim vranësirash, të cilat në jug do të pasohen me reshje të dobëta shiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat