Organizonin lojëra fati në lokal, arrestohen dy persona në Përmet

Shqipëria

Organizonin lojëra fati në lokal, arrestohen dy persona në Përmet

Më: 24 janar 2022 Në ora: 09:48
Foto ilustrim

Dy persona janë vënë në pranga për organizim të lojërave të fatit në Përmet. Njoftohet se specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Përmet arrestuan në flagrancë O. M., 40 vjeç, banues në Përmet, administrator i një subjekti bar-kafe dhe E. L., 34 vjeç, banues Përmet, klient i subjektit.

Këta të fundit u arrestuan pasi pas kontrolleve të kryera në bar-kafen në pronësi të 40-vjeçarit u konstatua se ushtrohej veprimtaria e lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin. Gjithashtu, nga këqyrja e aparatit celular të tij janë gjetur të dhëna që tregojnë për organizimin e basteve sportive online.

Dy aparatet celularë u sekuestruan dy aparate celulare.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat