Kush do jetë Presidenti i ri? Rama: T’i japim popullit një njeri normal

Shqipëria

Kush do jetë Presidenti i ri? Rama: T’i japim popullit një njeri normal

Më: 24 janar 2022 Në ora: 11:22
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar të PS tha se një nga gjërat që duhet të bëjë mazhoranca është që të zgjedhë në prill presidentin e ri.

Duke ironizuar Ilir Metën, Rama tha se në 5 vitet e ardhshme në krye të shtetit duhet të vijë një njeri normal.

Ai shtoi se do të gjendet mënyra edhe për tu marrë opinionin qytetarëve për këtë gjë.

Rama: Për presidentin. Ne duhet te mendojmë për mënyrën se si mund të këshillohemi me qytetarët edhe për këtë vendimmarrje, duhej të gjejmë mënyrën të ,mblidhemi mendim për presidentin e ri të Republikës, pasi një seri ngjarjesh që e kanë çuar në minus këtë figurë. Ne kemi përgjegjësinë që ti japim popullit në krye të shtetit një njeri normal në radhë të parë, që ti kthejë normalitetin njerëzor dhe moral këtij posti, nuk do të bjerë nga qielli, do të jetë mes nesh, por ne e kemi detyrim që ti japim asaj zyre një njeri normal për 5 vitet e ardhshme, një figurë moralisht dhe profesionalisht normale, prandaj ju lutem të mendojmë në këtë sens, kushdo që ka ide për këtë le ta ndajë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat