Duka, pas shpërthimit në shtëpi: “E ka dëgjuar gjithë Durrësi, uroj të jetë rastësi”

Shqipëria

Duka, pas shpërthimit në shtëpi: “E ka dëgjuar gjithë Durrësi, uroj të jetë rastësi”

Më: 25 janar 2022 Në ora: 07:11
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka dha një deklaratë të shkurtër për mediat për mediat, pasi një sasi lënde shpërthyese iu vendos në derën e banesës së tij mbrëmjen e së hënës.

“E ka dëgjuar i gjithë Durrësi, vunë dinamit te dera e shtpisë. Në banesë ishin djali dhe gruaja, une sapo erdha. Nuk e di, uroj të jetë rastësi”, – tha Duka

Fatmirësisht, nuk ka dëmtime në njerëz, porta është goxha larg nga banesa.

Kamerat e hyrjes i kanë filmimet, duket një njeri me kapuç që afrohet te porta dhe vë dinamitin te makinzmi që hap dhe mbyll portën”, – ka shtuar presidenti i FSHF-së për mediat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat