Tritol shtëpisë së Armand Dukës/ Kamerat e sigurisë regjistrojnë atentatorin kur ndez eksplozivin

Shqipëria

Tritol shtëpisë së Armand Dukës/ Kamerat e sigurisë regjistrojnë atentatorin kur ndez eksplozivin

Më: 25 janar 2022 Në ora: 15:00
Armand Duka

Ende asnjë i ndaluar në lidhje me shpërthimin që ndodhi natën e kaluar në lagjen nr.3 të qytetit bregdetar të Durrësit, para shtëpisë së Armando Dukës, kreut të FSHF-së.

Disa persona janë shoqëruar në polici për t’u marrë dëshminë, por ende nuk është zbardhur identiteti i të riut që me një kapuç në kokë vendosi natën e kaluar një sasi lënde plasëse në portën e jashtme të shtëpisë e cila u vu në funksion përmes një fitili zjarrpërcjellës.

Në momentin e shpërthimit, Armand Duka nuk ndodhej në banesë, po vetëm bashkëshortja dhe djali i tij. Pak minuta më vonë ia ka mbërritur duke kërkuar edhe zbardhjen e ngjarjes nga policia.

Kamerat në hyrje të portës kanë filmuar të riun teksa vjen nga bulevardi ”Dyrrah” dhe pasi vendos eksplozivin largohet me vrap pa e ekspozuar fytyrën.

Grupi hetimor po punon edhe me pamjet e kamerave të tjera të sigurisë në zonën përreth, ndërsa nga vlerësimi paraprak i njësisë antieksploziv, për shpërthimin është përdorur një sasi prej afro 200 gram eksploziv. Shpërthimi shkaktoi dëme të vogla materiale, konkretisht në mekanizmin hapës të portës së oborrit, por ai ka qenë i fortë dhe është dëgjuar në një pjesë të mirë të qytetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat