Vlonjati acarin e dimrit, zhytet dhe noton në det

Shqipëria

Vlonjati acarin e dimrit, zhytet dhe noton në det

Më: 25 janar 2022 Në ora: 15:37
Pamje nga video

Siç paralajmëruan sinoptikanët, sot termometri do të zbres në disa gradë nën zero.

Por acari nuk e ka ndaluar vlonjatin Arben Abazaja për tu larë në detin e akullt të Vlorës.

Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale ai shihet teksa hidhet në ujë dhe noton.

Këto ditë të ftohta janari kemi parë shumë spektakël të tillë, ku mund të përmendim të rinjtë që laheshin në ujëvarën e Thethit, apo personi që lahej në liqenin e Pogradecit, por edhe një tjetër burrë që lahej në Sarandë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat