Dhunë nga e dashura, 53-vjeçari i martuar dhe me fëmijë merr urdhër mbrojtje në gjykatë

Shqipëria

Dhunë nga e dashura, 53-vjeçari i martuar dhe me fëmijë merr urdhër mbrojtje në gjykatë

Më: 26 janar 2022 Në ora: 21:44
Ilustrim

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën për urdhër-mbrojtje të paraqitur nga një 53-vjeçar, i cili ka pretenduar se dhunuesja e tij ishte vajza me të cilën kishte lidhje jashtë martesore.

Në rolin e paditësit, 53-vjeçari me inicial të emrit S. ka kërkuar në gjykatë urdhër mbrojtjeje nga e dashura.

Ai i ka treguar gjykatës se 35-vjeçarja me të cilën ndante një raport intim po i ushtronte presion psikologjik.

Sipas tij, pas një prej zënkave se përse nuk i ishte përgjigjur në telefon, mikja e tij edhe e kishte denoncuar në polici, duke pretenduar dhunë dhe madje kishte marrë urdhër mbrojtje.

Sipas tij, vendimi ishte shpërfillur, pasi ishin pajtuar, por paqja kishte zgjatur pak.

“I dhashë një picë tek “H…” dhe ika në shtëpinë time. Ajo filloi të shkruante dhe kërkonte që t’i shkoja në shtëpi. Me thoshte: ‘Mos ha bukën e tyre. Mos komuniko me asnjë te shtëpia. O unë, o ti në Tiranë. Më ka bërë presion psikologjik. Unë i mbylla telefonin. Pastaj për një moment e kap telefonin gruaja dhe filloi me gruan time me të sharë e me të ofenduar”.

Në analizë të provave të paraqitura gjykata ka pranuar kërkesën e 53-vjeçarit, duke i dhënë atij mbrojtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat