Dy PD-të e Berishës dhe Bashës, Noka te protesta për pronën, Gjekmarkaj kërkon lirimin e gazetares turke

Shqipëria

Dy PD-të e Berishës dhe Bashës, Noka te protesta për pronën, Gjekmarkaj kërkon lirimin e gazetares turke

Më: 27 janar 2022 Në ora: 11:14
Flamur Noka

Deputetët demokratët të Komisionit të Rithemelimit zgjodhën të solidarizohen me banorët e "5 Majit" dhe Laprakës në hyrje të Kuvendit që protestonin për mbrojtjen e banesave të tyre.

Deputeti Flamur Noka foli për pazar mes mazhorancës dhe opozitës së Bashës në kurriz të mundit dhe djersës qytetarëve.

Mallkimi i banorëve të "Laprakës" e "5 Majit": S'u ngopët duke ia marrë pronat popullit mos i gëzofshi pasuritë!

Flamur Noka: Këta qytetarë nuk kanë kërkuar asgjë më shumë vetëm duan të trajtohen sipas ligjeve në fuqi, të mos shkelen me këmbë, të mos hidhen në rrugë, të mos trajtohen si qen por të trajtohen si qënie njerëzore të denja të këtij vendi.

Gjysmën e trajtimit që ju bëri Edi Rama afganëve të Soros, kaq kërkojnë qytetarët që janë pa strehë, pa shtëpi në këtë dimër të acartë që janë hedhur në rrugë. Në të gjitha këto projekte po del hapur në dritën e diellit se ka një bashkërendim dhe bashkëpunim mes Edi Ramës, Erion Veliaj dhe Lulzim Bravës. Kishte dilema të pafundme kur i mbyll çështja e Unazës.

Koha vërtetoi se u lëvizën para pafund që Klevis Balliut të mos ishte deputet. Ka pas akuza që pas kësaj tradhëtie ishte Lulzim Brava me pazaret e tij. Tashmë me masakrën te "5 Maji" apo në Laprakë është çdo gjë evidente. Edi Rama dhe Erion Veliaj prishin dhe shkatërrojnë, nxjerrin në rrugë banorët e këtyre zonave sepse pazari pas kësaj historie është Lul Brava me Kapllanajt apo Alibeajt e tij që përfitojnë nga këto projekte.

Bashkëqeverisja nuk ka brirë, kjo është të bëhen bashkë tu pinë gjakun qytetarëve të lirë dhe të ndershëm. A ka gjë më të dhimbshme kur qytetarët e këtij vendi nuk kanë ku të trokasin? Jemi këtu për tu thënë se kauza juaj nuk hidhet në rrugë, është PD, deputetët e saj dhe Komisioni i Rithemelimit që do të mbrojnë këtë kauzë. Vokshi ka paraqitur kërkesën për interpelancë në komision dhe parlament. Ne do jemi me çdo shqiptar që nuk pranon vjedhjen, dhunën, pazarin Basha-Rama.

Ndërsa kolegu i tij, Agron Gjekmarkaj, nga foltorja e Kuvendit ngriti një tjetër shqetësim,.

Agron Gjekmarkaj: Si ish-kryetar i Komisionit të Edukimit dhe Medias i shpreh gjithë solidaritetin gazetares turke Sedef Kadash dhe madje mbështes edhe qeverinë tonë nëse kërkon lirimin e saj të menjëhershëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat