Salianji paralajmëron Bashën: Jep dorëheqjen nëse...

Shqipëria

Salianji paralajmëron Bashën: Jep dorëheqjen nëse...

Më: 27 janar 2022 Në ora: 19:09
Ervin Salianji

Në ‘Top Talk’ ditën e sotme ishte i ftuar në një lidhje live deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji.

Deputeti dhe mbështetësi i Bashës në këtë ‘betejë politike’ në kampin blu, Salianji i ka bërë një paralajmërim jo të drejtpërdrejtë kryedemokratit, duke thënë se nëse Basha humb zgjedhjet do të largohet!

Denis Dyrnjaja: Nëse humbet shumica prej 6 bashkive konsiderohet kjo një humbje për PD dhe duhet riparë pastaj statusi i Kryetarit Lulzim Basha?

Ervin Salianji: Nuk do të humb PD, nuk janë një garë për kryetarin e PD. U tha kështu edhe para 25 prillit dhe zgjedhjet u vodhën dhe reagimi i parë publik për masakrën zgjedhore ka qenë i Berishës. Pa diskutim që i qëndrojmë të gjithë elementeve! Nuk kërkohet kurrë faji te ai që vodhi. Kur vjen të vjedh dikush kemi krijuar instrumentat, kodi penal, gjykatat, policitë, të cilat izolojnë ato që vjedhin, nuk i kërkohet llogari të vjedhurit! Kur ka shoqëri që ka autokraci pa diskutim që opozita qëndron për garantimin e zgjedhjeve dhe kryetari i një partie politike, në opozitë ose jo, në qeverisje, nëse humb zgjedhjet të lira dhe të ndershme është parim demokratik në gjithë botën edhe këtu ku duam ti ngjajmë botës perëndimore, jep dorëheqjen!

Në Kuvendin e 18 dhjetorit e kam thënë qartë që PD nuk ka ditur të lexojë refuzimin që i ka bërë elektorati, përtej këtyre elementëve dhe PD duhet të përmirësohet për ti shkuar shoqërisë me një ofertë politike që pranohet. Duhet bërë një parti që vendos interes primar interesin e Shqipërisë dhe shoqërisë. Është një proces që ka filluar dhe po ndërtohet dhe do të ndërtohet e do të kemi një ofertë më të mirë në zgjedhjet e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat