Shehi tregon kë do të mbështesë për 6 Marsin

Shqipëria

Shehi tregon kë do të mbështesë për 6 Marsin

Më: 28 janar 2022 Në ora: 13:38
Dashamir Shehi

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka prezantuar sot nismën e parë konkrete të platformës së tij politike “Po për Shqipërinë’.

Ndryshe Shehu e ka quajtur këtë platformë projektligji për Referendumin.

Nismës së Shehut i është bashkuar edhe kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka.

Sipas Shehut, referendumet duhen në shkallë kombëtare, për të marrë vendime që  të cilat nuk duhen  deleguar vetëm te partitë.

“Platforma ‘Po’ dhe unë do propozojmë në parlament ligjin për referendumin. Kam lajmëruar dhe deputetët për të pasur një përkrahje parlamentare, ato që kam ftuar nuk janë, si duket debatin që ka përfshirë parlamentin i duket më i rëndësishëm”, ka thënë Shehi.

Ndër të tjera Shehu ka folur edhe për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit që do të mbahen në 6 bashki.

Sipas tij, nëse opozita del në këto zgjedhje me 3 kandidatë të ndryshëm, atëherë humbja është e sigurt.

 “Për opozitën do vlente që të dilnim me 1 kandidat, ne kemi ende kohë, po shohim, nëse do dilnim me 3 kandidatë, beteja do humbej pa nisur. Ne nuk jemi për një krah kundër një tjetri. I kemi thënë, nëse dilni me një kandidat na keni të gjithëve nga mbrapa, nëse dilni me 2 do i themi qytetarëve zgjidhni kë kandidat ju pëlqen”, tha Shehi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat