Ndahet nga jeta ish-kryetari i të përndjekurve politikë, Kurt Kola

Shqipëria

Ndahet nga jeta ish-kryetari i të përndjekurve politikë, Kurt Kola

Më: 29 janar 2022 Në ora: 10:44
Kurt Kola

Ndahet nga jeta në moshën 85-vjecare, ish kryetari i të përndjekurve politikë, Kurt Kola. 

Lajmi është njoftuar nga i biri përmes një postimi në rrjetet sociale. Kola humbi jetën si pasojë e një komplikacioni të rëndë në mushkëri, shkaktuar nga Covid-19.

“Me hidherim te thelle njoftoj ndarjen nga jeta sot ne oret e para te mengjezit te babait tone te dashur, Kurt Kola. Pas 1 beteje per rreth 1 muaji me Covid, Ai doli triumfator duke e mposhtur Covid kunder te gjithe gjasave (kishte rreth 2 muaj qe bente dialize, aorten e kishte te zmadhuar, pesoi trompoze ne kembe nga Covid). Rreth 1 muaj pasi e kaloi Covid, para 10 ditesh pesoi 1 komplikacion te rende ne mushkeri, qe rezuloi goditje fatale.”- shkruan djali i tij, Bilal Kola.

Kush ishte Kurt Kola

Kurt Kola ka lindur më 6 maj 1937 në Marcull, një fshat në afërsi të qytetit të Burrelit. Në vitin 1945, ai dhe familja e tij arrestohen dhe internohen nga Sigurimi për shkak se i ati, Bilal Kurti ishte pëfaqësues i lartë i partisë Lëvizja e Legalitetit dhe kishte strehuar e bashkëpunuar me misonarët ushtarakë Britanik. Në vitin 1945 [1]kur ishte vetëm 8 vjeç ai u mor nga shkolla nga dy partizanë dhe u internua bashkë me familjen e tij të përbëra nga 13 persona. Fillimisht ata i dërguan në Peshkopi dhe më pas në Berat kur u stehuan në kazermat e djegura prej luftës deri në prill të vitit 1949. Më pas ata u dërguan në Fabrikën e tullave në Tiranë, ndërsa disa të tjerë në Shijak.

Po atë vit atë e dërguan në Kampin e Tepelenës [2] deri në vitin 1954 kur dhe kampi u mbyll pas vdekjes së Stalinit kur Hrushov erdhi në pushtet dhe uli luftën e klasave, gjë e cila u transmetua edhe në Shqipëri. Rreth moshës 15-16 vjeç ai arrestohet dhe dënohet në burgun e Gjirokastrës e cila ishte një galeri nëntokësore. Dënimet e tij ishin të vazhdueshme njëri pas tjetrit. Dënimi i fundit ishte më 20 tetor 1990 në Elbasan ku u dënua me 10 vjet por me rënien e sistemit ai fitoi lirin më 10 janar 1990. Më 10 mars 1991 ai shkon në Greqi i paisur me kartën e refugjatit nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, OKB ku dhe tentoi të shkoj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kurti u rikthye në Shqipëri pas 1 viti pasi djali i tij studionte në gjimnaz. Për disa vite ai ka qenë kryetari i të burgosurëve politik i zgjedhur me votë nga delegatë nga e gjithë Shqipëria Ai është dënuar sërisht me 4 muaj burg sepse drejtoi grevën e urisë për ish të përndejkurit politik. Kurt Kola ka shkruar gjithëashtu edhe dy libra Ëndërra burg dhe Shqipëria Burg në të cilat flet për kalvarin e tij nëpër burgje.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat