Shmangnin detyrimet tatimore në biznesin e tyre, procedohen 2 persona në Kukës

Shqipëria

Shmangnin detyrimet tatimore në biznesin e tyre, procedohen 2 persona në Kukës

Më: 30 janar 2022 Në ora: 09:35
Foto ilustrim

Policia e Kukësit ka proceduar penalisht dy shtetas të cilët ushtronin  aktivitet në një klinik dentare të palicencuar, duke shmangur detyrimet tatimore.

Blutë bëjnë me dije se u proceduan në gjendje të lirë për veprat penale "Fshehja e të ardhurave" dhe "Punësimi i paligjshëm", shtetasit:

M. U., 38 vjeçe, banuese në Kukës.

H. U., 49 vjeç, lindur në Turqi dhe banues në Kosovë.

Këta shtetas e kishin regjistruar subjektin e tyre me fushë veprimtarie fast food, por në periudha të ndryshme e kanë përshtatur si klinikë dentare dhe kanë ushtruar aktivitet të palicencuar, duke shmangur detyrimet tatimore.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pajisjet dentare.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat