Bylykbashi për primaret: Ky proces është risi, bashkon demokratët

Shqipëria

Bylykbashi për primaret: Ky proces është risi, bashkon demokratët

Më: 30 janar 2022 Në ora: 13:15
Oerd Bylykbashi

Deputeti i Partisë Demokratike për qarkun Durrësit, njëherësh anëtar i Komisionit të Rithemelimit, Oerd Bylykbashi ka deklaruar se përzgjedhja e kandidatëve përmes primareve, është një proces që thellon demokracinë në Partinë Demokratike.

Sipas tij, ky proces vendos një standard të ri për të gjitha partitë e tjera.

Bylykbashi deklaroi se demokratët do të përzgjedhin kandidatin më të mirë.

Po ashtu, ai ka thënë se fokusi i partisë është ndryshimi i këtyre 6 qyteteve të grabitura nga Partia Socialiste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat