Ujë dy herë në ditë/ Ankohen banorët e Torovicës: Nuk pihet!

Shqipëria

Ujë dy herë në ditë/ Ankohen banorët e Torovicës: Nuk pihet!

Më: 31 janar 2022 Në ora: 12:40
Foto ilustrim

Banorët e Torovicës prej kohës vuajnë mungesën e ujit të pijshëm.

Ata thonë se vetëm 2 herë në ditë ka ujë nëpër çezmat e tyre sa për të mbushur cisternat.

Pasi nuk është i përshtatshëm për tu konsumuar, e ndërsa për të pirë detyrohen ta blejnë apo ta mbushin në burimet e fshatit.

Edhe pse ankesat e banorëve kanë qenë të shumta ende nuk është dhënë një zgjidhje për ujësjellës të ri, duke rendur edhe më tepër xhepat e banorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat