Avokati Genc Gjokutaj, ka reaguar përmes një postimi në facebook në lidhje me vendimin që pritet të marrë Gjykata Kushtetuese për shkarkimin, ose jo, të presidentit Ilir Meta.
Gjokutaj shkruan se gjatë ditës së sotme ka bërë një testim të reagimit popullor në lidhje me këtë çështje dhe ka dalë i surprizuar nga përfundimi i arritur.
Sipas avokatit në shumicën e tavolinave në kafenetë e Tiranës, njerëzit dëshironin shkarkimin e Metës, pasi donin ta shihnin si një aktor politik në “fushën e lojës” dhe jo me kostumin e kreut të shtetit.
“Sot me nje kureshtjen e nje femije testova reagimin popullor ne lidhje me gjykimin ne Gjykaten Kushtetuese te shkarkimit te Presidentit Ilir Meta! U çudita sepse ne çdo kafe e tavolina shumica e njerezve deshironin qe Gjykata ta shkarkonte Presidentin! Ai eshte per ne fushen e lojes o vlla jo per ta pare ndeshjen ne tribune me tha nje i moshuar! Dhe ky refren me shoqeroi gjithe diten!
Rruges per ne shtepi shiu i rrembyer nuk ma lagu dot bindjen se njerezit duan luften bio, ndeshjet e verteta dhe jo Moxhët e kalçopolit! Ja si ndodhka thashe qe edhe Spartaket e Partise pa ndergjegje e vetedije e bëkan ndonje pune per se mbari!
Hajt per hajer kjo pune mendova!”, shkruan avokati në facebook.