Iu kishin borxh një shumë parash, si u mbajtën peng dhe u dhunuan brenda makinës për disa orë dy beratsit

Shqipëria

Iu kishin borxh një shumë parash, si u mbajtën peng dhe u dhunuan brenda makinës për disa orë dy beratsit

Më: 6 shkurt 2022 Në ora: 14:18
Foto ilustrim

Zbardhen detaje të reja nga pengmarrja e ndodhur në Berat.

Gazetarja Eneida Petova raporton se personat e marrë peng iu kishin borxh autorëve një shumë lekësh.

Siç mëson gazetarja Petova, autorët Hamit Kanani, Arben Bilçari dhe Edmond Hoxha i kanë mbajtur peng për disa orë shtetasit L.B., 39 vjeç dhe B.H., 40 vjeç, të dy banues në lagjen “30 vjetori”, Berat.

Ata i kanë marrë në një makinë dhe i kanë mbajtur peng në periferi të qytetit të Beratit, mbrëmjen e kaluar, ku edhe i kanë dhunuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat