PD: Kandidatët e “Shtëpisë së Ilirit” përfaqësojnë Metën

Shqipëria

PD: Kandidatët e “Shtëpisë së Ilirit” përfaqësojnë Metën

Më: 6 shkurt 2022 Në ora: 14:23
Lulzim Basha

Partia Demokratike ka reaguar pasi Sali Berisha prezantoi sot në Sukth kandidatin Ardian Muka për bashkinë e Durrësit. Në një deklaratë selia blu thekson se Berisha vijon të manipulojë demokratët.

Sipas PD-së “kandidatët e shtëpisë së Ilirit sot përfaqësojnë Ilir Metën dhe nuk kanë asnjë lidhje me Partinë Demokratike.” PD shton më tej se shqiptarët e dinë shumë mirë që Partia Demokratike është një, dhe LSI një gjë tjetër.

Reagimi i plotë:

Sali Berisha vazhdon të manipulojë demokratët. Kandidatët e shtëpisë së Ilirit sot përfaqësojnë Ilir Metën dhe nuk kanë asnjë lidhje me Partinë Demokratike.

Disa njerëz nga Shtëpia e Ilirit e kanë të vështirë të heqin dorë nga e kaluara e tyre, por çdo votë për këtë shtëpi është votë për pazarin e radhës Meta-Rama.

Shqiptarët e dinë shumë mirë që Partia Demokratike është një, dhe LSI një gjë tjetër.

Sali Berisha dhe kandidatët e tij janë tashmë pjesë e LSI-së dhe ndonëse duket që u vjen turp nga anëtarësimi në këtë parti, ata nuk i lidh më asgjë me PD, sado mashtrojnë duke përdorur emrin dhe simbolet e saj.

Demokratët e dinë se si Ilir Meta ka përdorur pushtetin dhe votat e tyre për pazarin me Edi Ramën ne 2013-ën. Sot po bën të njëjtën gjë.

Prandaj kush zgjedh Metën dhe Berishën, mban Ramën!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat