Mbërrin në Gjykatën e Fierit 56-vjeçari që vrau bashkëshorten

Shqipëria

Mbërrin në Gjykatën e Fierit 56-vjeçari që vrau bashkëshorten

Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 15:09
Policia

Ka mbërritur këtë pasdite në Gjykatën e Fierit 56-vjeçari Petrit Mamaj, i arrestuar një ditë më parë për vrasjen me thikë të bashkëshortes së tij, Valentina Mamaj.

56-vjeçari ka shkuar në gjykatë me pranga në duar dhe nën masa të shtuara policie.

Autori do të përballet me togat e zeza, ku drejtues i seancës është prokurori Çlirim Sino, ndërsa gjyqtare Erlanda Agaj.

Ai vrau një ditë më parë bashkëshorten, duke e goditur me thikë në gjoks, dhe shkoi te lokali për të ngrënë, duke e raportuar ngjarjen si vetëvrasje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat