Tmerroi qytetarët duke kryer manovra të rrezikshme me autobus, arrestohet shoferi i dehur

Shqipëria

Tmerroi qytetarët duke kryer manovra të rrezikshme me autobus, arrestohet shoferi i dehur

Më: 12 shkurt 2022 Në ora: 09:04
Shoferi

Një 57-vjeçar në Shijak ka rënë në prangat e policisë pasi drejtonte autobusin në gjendje të dehur.

Shoferi i identifikuar me inicialet B.V., banues në fshatin Erzen  të Shijakut, kryente manovra të rrezikshme me autobus në rrugën Shkozet-Shijak.

Shërbimet e Policisë Rrugore pas njoftimit të marrë nga qytetarët, menjëherë kanë bërë të mundur bllokimin e autobusit.

Pas kryerjes së alkooltestit rezultoi se drejtonte autobusin në gjendje të dehur në masën 1.48 mg për litër.

Gjithashtu ai është ndëshkuar me masë administrative me 90.000 lekë të rinj dhe me 16 muaj pezullim të Lejes së Drejtimit.

Në përfundim të veprimeve u  bë arrestimi në flagrancë i tij për veprën penale”Drejtimit te mjetit në mënyrë të parregullt” (në gjendje të dehur), dhe materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat