Shi dhe flokë dëbore, parashikimi i motit të dielën

Shqipëria

Shi dhe flokë dëbore, parashikimi i motit të dielën

Më: 12 shkurt 2022 Në ora: 22:55
Foto ilustrim

Vendi ynë, deri në orët e para të paradites do të jetë në dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke sjellë alterime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta.

Por mbrëmja dhe nata shtojnë vranësirat në territor duke sjellë dhe reshje të pakta dhe të izoluara shiu në ultësirën perëndimore. Ndërsa në zonat malorë do të jetë rishfaqje të flokëve të dëborës.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur nga -1 gradë celsius deri në 16 gradë celsius.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi jugor-jugperëndimor duke krijuar dallgëzim 4 ballë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat