Vaksinat kundër Covid-it, ISHP: Nuk e ndryshojnë ADN-në tuaj

Shqipëria

Vaksinat kundër Covid-it, ISHP: Nuk e ndryshojnë ADN-në tuaj

Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 10:42
Thirrja e ISHP

Autoritetet shëndetësore në vendin tonë dhe pse ditët e fundit ka një ulje të numrit të të infektuarve ditore, herë pas here bëjnë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër Covid.

Instituti i Shëndetit Publik këtë të dielë e ka nisur me një postim ku kërkon nga qytetarët që të vaksinohen për të qenë të mbrojtur ndaj infeksionit Covid.

Postimi:

“Zgjidh jetën vaksinohu ndaj Covid.

Vaksinat me mARN janë po aq të sigurta sa vaksinat e tjera, ato nuk mund ta ndryshojnë ADN-në tuaj”, thuhet në postimin e ISHP.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat