Efekti “Nocebo”/ Pasojat psikologjike të vaksinimit

Shqipëria

Efekti “Nocebo”/ Pasojat psikologjike të vaksinimit

Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 12:15
Foto ilustrim

Është mbushur një vit nga nisja e vaksinimit Republikën e Shqipërisë.

Rritja e numrit të të infektuarve ka bërë të ngadalësohet procesi. Ndërkohë që një studim tregon se disa persona kanë përjetuar “Efekti Nocebo”. Kjo do të thote që te disa pacientë, 2/3 e efekteve anësore të vaksinës antiCovid, nuk shkaktohen nga vaksina vetë, por nga ngarkesa psikologjike.

Bruna Shiroka, Mjeke Familjeje: Numri i lartë i infektimeve e ka ulur ritmin e vaksinimeve, pasi duke qenë të infektuar vetë apo familjarë, mjekët nuk rekomandojnë vaksinimin. Por është një proces që vazhdon dhe sfida jonë e përditshme është një vaksinim i ri. Ata që e përkrahun më shumë, janë personat me dy doza, të cilët duan ta bëjnë të tretën, pasi i kanë parë efektet pozitive të vaksinës, si në simptomat e lehta deri te shmangia e shtrimit në spital.

Për fatalitet as nuk flasim. Sa për “Efektin Nocebo”, ekziston, megjithëse nuk është i përhapur. Ka pacientë që kërkojnë t’i negativizojnë vlerat e vaksinës. Marrin të alarmuar dhe thonë jam më Covid, kam temperaturë, dhimbje të mëdha. Mjafton t’i japin kohë vetes dhe një bisedë me mjekun, për të kuptuar që vaksina është normalitet dhe shpëtimtare e jetës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat