U kap me pasaportë false, arrestohet në Kakavijë 26-vjeçari

Shqipëria

U kap me pasaportë false, arrestohet në Kakavijë 26-vjeçari

Më: 17 shkurt 2022 Në ora: 08:23
Foto ilustrim

Një 26-vjeçar nga Kosova është arrestuar në pikën kufitare të Kakavijës pasi u kap me pasaportë të falsifikuar.

Në pranga ka rënë shtetasi V. R. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua pasaporta.

"Në përfundim të veprimeve të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V. R., 26 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë".

Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale "Falsifikim i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat