Deputeti i PD ngre alarmin: Kriminelë që kërkohen nga Spanja po përdoren nga PS për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit

Shqipëria

Deputeti i PD ngre alarmin: Kriminelë që kërkohen nga Spanja po përdoren nga PS për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit

Më: 17 shkurt 2022 Në ora: 11:57
Ervin Salianji

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka bërë një deklaratë të fortë sot në Kuvend, ku tha se persona të kërkuar nga Spanja të akuzuar apo të dënuar për krime, punojnë në fushatat zgjedhore për PS-në.

Sipas Salianjit, personat për të cilët ka një kërkesë për ekstradim, u bëhet presion që të punojnë për PS-në.

Kjo taktikë tha Salianji po përdoret dhe për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

Deklarata e Ervin Salianji: 

Ne ekspertojmë krim në Evropë dhe e mbrojmë. Ka pas 25 kërkesa tha ministri i Drejtësisë nga Spanja për ekstradim, pra njerëz që rrinë e jetojnë këtu një pjesë i përdorni për fushatë duke ua cuar kërkesat e eksrtradimit por i thoni nuk iu ekstradojmë vetëm punoni për PS, është taktikë e përdorur kudo e përdorët njësoj në këto zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat