Shqiptarët në Ukrainë, Xhaçka: 11 pjesëtarë të OSBE do evakuohen në Shqipëri, për disporën kemi Ambasadat

Shqipëria

Shqiptarët në Ukrainë, Xhaçka: 11 pjesëtarë të OSBE do evakuohen në Shqipëri, për disporën kemi Ambasadat

Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 20:14
Olta Xhaçka

11 shqiptarë, pjesë e organizatës së OSBE në Ukrainë pritet të evakuohen së shpejti në Shqipëri.

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka gjatë një konference me gazetarët foli dhe për një komunitet të vogël shqiptarësh atje por kontaktet e qeverisë shqipare tha se kanë qenë me 4-5 prej tyre, të cilët kanë kërkuar asistencë për tu larguar.

Xhaçka: Ka një komunitet shumë të vogël shqiptar në Ukrainë, disa dhjetëra, të integruar prej vitesh, të martuar dhe krijuar familje atje, ka dhe 11 shqiptarë në organizën e OSBE që janë pjesë e planit të evakuimit. Kam komunikuar dhe me drejtuesit e OSBE, janë të gjithë shëndosh e mirë. Jemi në komunikim të vazhdueshëm me ta dhe do të kthehen në Shqipëri.

Ndërkohë që për pjesën tjetër të diasporës, kemi qenë në konktakt me një pjesë shumë të vogël të tyre, 5-6 vetë që kanë kërkuar asistencë për tu larguar nga Ukraina. Kjo ka qenë e pamundur të bëhet në rrugë ajrore, u kemi sugjeruar rrugë tokësore. Ambasadat tona në Varshavë, Rumani, janë të gatshme për ti pritur dhe vazhdojmë të jemi në komunikim të vazhdueshëm me ta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat