Vrasja në Elbasan, arrestohet bashëpunëtori i autorit të krimit

Shqipëria

Vrasja në Elbasan, arrestohet bashëpunëtori i autorit të krimit

Më: 26 shkurt 2022 Në ora: 20:48
Foto ilustrim

Policia ka ndaluar bashkëpunëtorin e autorit të krimit ditën e sotme, në lidhje me ngjarjen e ndodhur tetorin e vitit të kaluar.

Shtetasi E.Ll. 33 vjeç ka goditur me grushte dhe sende të forta shtetasin G.K., i cili për pasojë gjeti vdekjen.

Mbi 34-vjeçarin  rëndon akuza e “Përkrahjes së autorit të krimit” dhe është marrë masa e sigurisë “Arrest në burg”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Korçë dhe Forcat e Posaçme “Shqiponjat”, bënë të mundur ndalimin e shtetasit në kërkim L. D., 34 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, Maliq. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin e datës 07.10.2021, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 02.10.2021, në fshatin Labinot Fushë, Elbasan, ku në ambientet e një lokali, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. Ll., 33 vjeç, ka goditur me grushte dhe sende të forta shtetasin G. K., i cili për pasojë gjeti vdekjen”, sipas policisë.

Veprimet e mëtejshme në lidhje me këtë rast, do të kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat