Meta i shkon në zyrë ambasadorit të Ukrainës: Do ndajmë peshën e solidaritetit me BE-në

Shqipëria

Meta i shkon në zyrë ambasadorit të Ukrainës: Do ndajmë peshën e solidaritetit me BE-në

Më: 28 shkurt 2022 Në ora: 13:58
Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta shkoi në ambasadën e Ukrainës në Tiranë për të zhvilluar një vizitë pune. Në hyrje u prit nga Ambasadori  Volodymyr Shkurov

Në përfundim të takimit, Presidenti Meta dhe Ambasadori Shkurov patën një prononcim për mediet.

Jemi në krah të Ukrainës, tha Meta duke e quajtur sulmin rus “të pabesë”

“Ne do të vazhdojmë të jemi në krah të Ukrainës dhe do të marrim përgjegjësitë trona dhe ndajmë peshën e solidaritetit me të gjithë vendet e BE-së dhe me të ghithë vendet demokratike e të përgjegjshme të botës” tha Meta.

Ambasadori i Ukrainës tha se ka ndjerë mbështetjen e presidentit Meta edhe para sulmit por dhe "pas nisjes së luftës, zoti Presidenti ka qenë ndër të parët që ka shprehur mbështetjen për Ukrainën. Gjatë takimit pata mundësi ti shprehja falenderimet e presidentit Volodimir Zelenski por dhe të popullit të Ukrainës” 

Shqipëria ka shprehur solidaritetin me Ukrainën duke marrë dhe sanksione ndaj Rusisë.

 Hapësira ajrore shqiptare do të jetë e mbyllur për Rusinë. Ndërkohë sanksionet e tjera të vënë nga shteti shqiptar për Rusinë prekin 654 individë dhe 42 subjekte.

Gjithashtu Shqipëria i është bashkuar sanksioneve individuale për ngrirjen e aseteve te individëve që shkojnë që nga Presidentit rus, Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, anëtarët e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Federatës Ruse.

Edhe ambasadori ukrainas ka bërë thirrje për ndihma në armatime dhe financiare e humanitare nga Shqipëria. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat